Gjermani/ Vaksinimet kundër COVID-19 nisin në fillim të janarit

07/12/2020 11:28
Vaksina COVID-19

Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun thotë se ai pret që vaksinat e koronavirusit të fillojnë në Gjermani, “në ditët e para” të vitit të ri dhe se ai është i përgatitur të ndihmojë vetë vaksinimin e njerëzve.

Autoritetet e Bashkimit Evropian pritet të marrin një vendim deri më 29 dhjetor për miratimin e vaksinës së parë për përdorim.

Ditën e dielë, Helge Braun i tha gazetës “Bild” se ai do t’u tregojë autoriteteve mjekësore se është i gatshëm të ndihmojë. Ai tha se së bashku me Merkelin do të vaksinohen kur të jetë radha e tyre.

“Kjo nuk do të funksionojë në çdo orë të ditës ose natës si shef i shtabit, por gjatë fundjavës jam i përgatitur të bashkohem. Unë dhe Merkel do të vaksinohemi kur të jetë radha jonë”.

Pas një mbyllje të pjesshme që filloi më 2 nëntor, shifrat e infeksionit në Gjermani janë stabilizuar pak a shumë në një nivel të lartë, por nuk janë ulur. Ditën e hënë, qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjes raportoi 12,332 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me 11,168 një javë më parë dhe 147 vdekje të reja.

Deri më 10 janar do të zgjasin kufizimet e tilla si mbyllja e restoranteve, bareve, sporteve dhe objekteve të kohës së lirë, ku në disa rajone po mendohen për marrjen e masave më të ashpra.

Gjithashtu, Braun tha se duhen kufizime më të rrepta “të paktën në vendet e nxehta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA