Familja Kasa në shtëpi për Vit të Ri, Veliaj: Do të dalim faqebardhë nga rindërtimi

07/12/2020 11:45
Shtëpia e re e familjes Kasa

Familja e Fatos Kasës në Bërzhitë do ta festojë Vitin e Ri në banesën e re, të rindërtuar, e cila sot është më e sigurt dhe me kushte më të mira se ajo që u prish nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dha Fatosit dokumentin e pronësisë së shtëpisë së re 3+1 dhe i siguroi të gjitha familjet e tjera, të prekura nga tërmeti, se është vetëm çështje kohe sa edhe ato të marrin çelësat e shtëpisë në dorë.

“Kur vjen tërmeti dhe investimine jetës na e merr fatkeqësia natyrore,të cilën s’e ka në dorë as shteti, as qeveria, jemi të gjithë të dobët. Por, çështja ështëa na bëhet qeveria dhe shteti shok e mik, për t’u ngritur prapë më të fortë. Sot themi po! Do të bëjmë edhe shtëpitë e tjera, do të sigurohemi që të dalim faqebardhë nga kjo histori”, tha Veliaj.

Ai bëri thirrje për mospolitizim të çështjes së rindërtimit dhe theksoi se kjo është një betejë ku të gjithë duhet të bëhen bashkë.

Kryebashkiaku shtoi se përkundër partive të zhurmshme qëpërpiqen të pengojnë procesin,  shumica e njerëzve sheh përpara.

 “Ne s’kemi luftë me njëri-tjetrin, ne kemi luftë me pandeminë.Prandaj, kryeministri nuk erdhi dot sot sepse është me një mision në Amerikë për të diskutuar me ata që e prodhojnë vaksinën, qëtë sigurohemi që jemi ndër të parët që e marrim. Ne jemi në luftë me pasojat e tërmetit, jo me njëri-tjetrin. Po të kuptojmë këtë, jemi realisht shqiptarë dhe patriotë, dhe patriotizmi më i madh sot është të ofrosh ndihmë dhe jo t’i nxjerrësh sytë njëri-tjetrit. Këtë duhet ta kuptojë edhe ajo minorancë e vogël, që vazhdon akoma me parti të lodhura, që as nuk dhanë një shtëpi, as nuk dhanë një pako ndihmash, por përkundrazi shtuan vilat dhe pasurinë në vitin e fatkeqësisë. S’kemi kohë për ta, s’kemi kohë për të humbur, duhet të ecim përpara”, tha Veliaj.

Bërzhita është kthyer në kantier ndërtimi për rindërtimin e banesave tëtërmetit, ndërkohë që puna po vijon edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Top Channel