Do të konsiderohet për herë të parë vepër penale dhe do të dënohet deri në një vit burg, ngacmimi i vazhdueshëm me fjalë i një personi apo me sjellje, me qëllim për ta dëmtuar në punë apo profesionalisht. Kodi i ri Penal parashikon edhe kriminanlizmin e montazheve apo memeve.

Pikërisht për këtë po diskutohet sonte në “Open”, në Top Channel. Genc Sejko, nëpërmjet një lidhje në “skype” ka nisur të qeshurat pas një pyetje të bërë nga gazetarja Eni Vasili:

“A je gati për një vit burg?”- e pyeti gazetarja Eni Vasili.

“A vetëm për një meme, se kam bërë shumë. Unë kam qenë gati gjithmonë për këtë, nuk impresionohem.”- tha Sejko.

Genc  Sejko: Unë kam qenë gati gjithmonë për këtë, nuk impresionohem. E kam lexuar draftin.  Aty thotë 1 vit për një meme. Mua më duket se është një largim i vëmendjes nga problematikat reale që shqetësojnë Shqipërinë. Ka një javë që flitet për memet, ndërkohë që vazhdojnë problemet si pandemia apo integrimi në BE.Ne jemi një botë tjetër, bota online është një botë tjetër. Media online është e vetmja industri që nuk e kanë në kontroll. Nuk do të kontrollojnë dot memet.

Kodi i ri Penal parashikon që personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg. Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet.

Kodi i ri Penal pritet t’i japë fund një abuzimi masiv me përdorimin e fotove dhe emrave të peronave publikë ose jo, duke hapur llogari në Facebook. Ky veprim parashikohet të dënohet deri në dy vite burg. Do të dënohet nga një deri në dy vite burg përgjimi i bisedës apo i komunikimit të tjetrit, pa autorizimin përkatës sipas ligjit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel