Debati për memet/ Cukali në Open: Ka ardhur puna kur humori bëhet objekt gjykatash
07/12/2020 22:06
Koloreto Cukali, përfaqësues i komunitetit të mediave, në debatin në Open për memet dhe ndëshkimet me burg që parashikohen tha se ka ardhur puna kur “humori bëhet objekt gjykatash”.
“Është absurde që humori bëhet objekt gjykatash, është e gjitha tek fryma, që është represive. Është një iniciativë politikë e përcjellë tek ekspertët. Unë jam shumë pro një kodi të ri penal, por shoh që nga 7 rreshta që ishte me para është kthyer në 7 pika tani.
Komplet tekstura ka lidhje me median, se nuk do të vijnë se shpife në autobus, pra godet median dhe me rrjetet onilne.”, tha ai në Open.
Top Channel