1 muaj pas lockdown-it te dyte për përballimin e pandemisë, qeveria greke ka shtyre te paktën deri ne datën 7 janar disa prej masave me te rëndësishme te mbylljes se përgjithshme.

Pas sugjerimeve te komisionit te eksperteve te pandemisë, zedhenesi i qeverise ka bere me dije se cilët sektorë te veprimtarisë ekonomisë dhe sociale do të vazhdojnë te qëndrojnë të mbyllur deri në fund të sezonit të Krishtlindjeve.

Stelios Petsas: Deri të enjten, 7 janar 2021 ora 6 e mëngjesit, do vijojnë te jene te mbyllura: shkollat, restorantet, vendet e argëtimit, gjykatat, mjediset sportive dhe aktivitetet përveç atyre të miratuara nga komisioni shëndetësor – siç është Superliga në futboll dhe basketboll – si dhe pikat turistike dimërore. Gjithashtu, ndalohen deri ne këtë date lëvizjet nga nje prefekture ne tjetrën, vazhdon te jete ne fuqi ora policore dhe ndalimi i tubimeve apo lëvizjet ne orët e natës.

Nje rregull i ri hyn ne fuqi për te gjithë ata qe hyjnë ne Greqi prej datës 18 dhjetor , qe përveç plotësimit te formularit te njohur dhe testit molekular negativ brenda 72 orësh (PCR), do te duhet te kryejnë kur vijnë një rapid test , si dhe do te hyjnë në një karantinë 10-ditore.

Ne baze te te dhënave epidemiologjike ne fund jave do te vendoset ne se do te hapen kishat për Krishtlindje, si dhe dyqanet e pakicës apo edhe floktoret.

Vazhdimi i masave përkufizuese dhe e mbylljes se përgjithshme vjen ne nje moment kur numri i viktimave nga covid-19 ka shkuar ne 3092 ,bashke me 89 humbjet e jetëve te 24 orëve te fundit, ndërsa vazhdojnë te trajtohen ne spitale mbi 4000 paciente ne gjithë vendin, prej tyre 600 ne intubim. E vetmja shenje pozitive është rënia, edhe pse ne shkalle te ulet, e numrit te rasteve ditore.

Sic ka theksuar kryeministri grek Mitsotakis pasditen e se henes pike kyçe per te dale nga mbyllja e përgjithshme është presioni mbi sistemin shëndetësor kombëtar. Por sipas analisteve , vazhdimësia e lockdown-it edhe per disa jave te tjera, do te sjelle pasoja edhe me negative ne ekonominë greke, qe mban vendin e pare te recensionit ne BE per tremujorin e 3 te këtij viti me ritëm negativ zhvillimi 11.7%, kur mesatarja e recensionit ne BE është vetëm 4.4%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA