Shoqata e Klinikave DKG në Gjermani njoftoi se spitalet e vendit po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të sëmurëve nga Covid-19.
“Në disa lande, si në Saksoni, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është pesë herë më i lartë sesa në prill. Atje klinikat po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato”, tha për gazetën “Welt am Sonntag”, Gerald Gass, Presidenti i Shoqatës së Spitaleve në Gjermani.
Në përgjithësi, ka 40 përqind më shumë pacientë me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv sesa në pranverë. Rreth 16.000 pacientë trajtohen në pavione normale. Kostot e kujdesit janë dukshëm më të larta se sa për pacientët e tjerë, shtoi Gass. Edhe klinikat universitare, të cilat deri tani kanë qenë në gjendje të pranojnë pacientë me koronavirus, po i afrohen kufirit të mundësive në disa rajone.
Kur merret parasysh edhe mungesa e personelit, marrja e pacientëve të tillë po bëhet edhe e më e vështirë, thot DW. Gass. Ai hodhi poshtë kritikat se gjendja po dramatizohet në mënyrë që të detyrojnë autoritetet që t’u japin më shumë ndihma financiare. Rivendosja e të ashtuquajturave tarifa për ruajtjen e vendeve të lira për trajtim intensiv, do të ishte një hap i mirë. Por mund të ndihmojë vetëm disa klinika, për shkak të “kritereve shumë kufizuese të shpërndarjes”. Në fakt, mjaft spitale, shpjegon ai, duhet të kufizojnë kujdesin për të sëmurët e tjerë, për shkak të shtimit të numrit të personave të sëmurë me COVID-19. Problemi më i madh aktualisht është mungesa e personelit të cilët duhet të kujdesen për pacientët në repartet intensive.
Top Channel