Para një muaji, një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë, ku rreth orës 23:30 dyshohet se nga pakujdesia, duke gjuajtur me armë gjahu çifte, Klodian Kola plagosi shokun e tij, Elidon Basha, 22 vjeç, i cili humbi jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.
Në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, Hasan Basha, babai i Elidon Bashës flet për herë të parë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bulqizë.
“Në datën 26 djali punonte në minierën e Bulqizës. Pasi mbaroi punën njoftoi në telefon që t’i bënte mamaja bukën dhe më pas doli me shoqërinë. Në orën 8 të darkës doli për gjueti dhe Klodiani e merrte shpesh me motor për gjueti. Në orën 12 të darkës bashkëshortja më thotë se nuk ka ardhur djali. Djali i xhaxhait merr në telefon dhe thotë se policia e rendit e ka njoftuar se e kanë plagosur djalin dhe e kanë dërguar në Peshkopi. Është vrarë 8 kilometra larg shtëpisë. Djali ka marrë një plumb dhe autori ka marrë fuoristradën. Nuk më ka njoftuar as spitali i Peshkopisë dhe as i Bulqizës. Nga Bulqiza e kanë dërguar me një autoambulancë dhe një mjek roje tha se djalin e kanë dërguar në Peshkopi dhe më thanë t’u jepja gjak se isha 0 negativ. Më lajmëruan prapë dhe më thanë se djalin do e dërgojnë në Tiranë. Ishte një shoqëruese me djalin, por djali kishte ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Unë e kam parë në 03:30 të natës kur ka ardhur në Peshkopi dhe djali ishte i zhveshur dhe pa batanije. Nuk kam folur me djalin e akuzuar dhe kam folur me ekspertin e mjekësisë ligjore për t’i bërë autopsinë dhe nuk kishte dëmtime nga barku, por kishte një dëmtim në pjesën e muskujve. Nuk e di se kush e ka shoqëruar se nuk kam asnjë informacion, mjeku i Bulqizës tha se djali ishte koshient dhe fliste “Sa inat po më vjen”. Një shef policie e ka marrë djalin me një fuoristradë. Familja e autorit nuk ka ardhur të më lajmërojë. Ata ishin shokë prej një viti dhe dilnin shpesh për gjueti. Kanë qenë djem të mirë dhe me sa kam kuptuar unë, nuk kishin konflikt me njëri-tjetrin. Elidoni s’ka pasur armë gjuetie, por Klodiani po kishte armë gjuetie me leje.”- tha babai i Elidonit.
Top Channel