Gruaja pjesë e projektit "Bukuria natyrale"

Një fotograf nga Londra ka sjellë një projekt shumë të veçantë duke sfiduar standardet e bukurisë femërore.

Gratë shpesh kanë qenë viktima të trendeve të modës dhe standardeve joreale të bukurisë. Në të gjithë botën vijon të mbështetet një model i pranuar nga të gjithë, e cila ndikon negativisht duke ulur vetëvlerësimin e tyre.

Fushatat e shumta në dekadat e fundit mund të ndryshojnë portretizimin e grave, pasi kanë treguar se ato janë të vendosura të marrin përsëri lirinë e tyre nga stereotipet e tilla dhe të marrin një shans për t’u shprehur në çfarëdo mënyre që ndjehen se i përshtaten atyre si individë.

Ben Hopper fotografoi gra me qime të pa hequra në trup. Ideja prapa projektit të tij ishte të tregonte standardet sfiduese të bukurisë me të cilat përballen gratë në lidhje me pjesët e trupit.

Ai synonte të inkurajonte dhe mbështeste ato që ishin mjaft të guximshme për të dalë kundër atyre standardeve të bukurisë dhe për të larguar idenë se një grua e bukur, tërheqëse duhet të mos ketë qime.

Portretet e tij tregojnë se bukuria natyrale e një gruaje nuk mund të fshihet në qimet e trupit dhe kjo nuk e cenon aspak pamjen e tyre.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA