25/11 22:20
Shtetet e Bashkuara miratuan sanksione sot kundër 14 zyrtarëve kinezë, ka bërë të ditur Ministria e Financave e këtij vendi.
Të gjithë janë anëtarë të Kongresit Kombëtar të Popullit Kinez, thuhet në faqen e internetit.
Masa erdhi pasi Qeveria e Hong Kongut e mbështetur nga Pekini dëboi katër anëtarë të opozitës nga legjislatura e saj muajin e kaluar për gjoja rrezikimin e sigurisë, raporton Reuters.
Parlamenti kinez miratoi një rezolutë të re e cila u jep autoriteteve ekzekutive të Hong Kongut mundësinë për të shkarkuar deputetët në legjislaturë pa një procedurë gjyqësore nëse vlerësohet se mbështesin pavarësinë e atij qyteti nga ana e Kinës.
Top Channel