“Vaksinat rrisin numrin e homoseksualëve”, Alfred Cako: Devijojnë genet duke shndërruar personin

06/12/2020 20:46
Konspiracionisti Alfred Cako

Tema e sotme e  “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell”i është kushtuar eutanazisë, e cila quhet ndryshe edh si “vdekje e ëmbël”.

Edhe kësaj radhe Alfred Cako ka çuditur me deklaratat e tij, ku thotë se vaksinat në përgjithësi realizohen për të rritur numrin e homoseksualëme me qëllim uljen e lindjeve. Sipas tij vaksinat devijojnë genet de shndërrojnë personin.

“Vaksinat bëjnë sterilizim dhe devijim të geneve duke shndërruar sjelljen e një personi duke rritur numrin e homoseksualëve që mos të ketë më lindje. E keni vënë re juve re që meshkujve u është holluar zëri dhe femrave që u është trashur? Eutanazia ka kohë që bëhet dhe nëpërmjet gjerave që ne i konsumojmë. Për shembull uji që është me klor apo kolinozi, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme”, tha Cako.

Top Channel