Rreth 60 km larg Tiranës ndodhet fshati që nxori kampionët e peshgritjes.
Rreth 60 km nga kryeqyteti ndodhet fshati Shtërmen i qytetit të Cërrikut. Një vend të cilin pak njerëz e njihnin deri 20 vite më parë ku disa dhjetëra sportist kanë arritur të marrin mbi 200 medalje në peshëngritje, nën udhëheqjen e ish-peshëngritësit e Elbasanit Leonard Toska i cili është me origjinë nga Shtërmeni.
Në një analizë në ministrinë e Arsimit Kulturës rinisë dhe Sporteve atëherë, bashkë me profesor Ilir Celën shkova atje. Kur mbaroi mbledhja i thash me leje, po, jam nga Elbasani i thash, dhe ca do ti më thanë mua, dua të hap një ekip peshëngritje, po ne e kemi thanë ku je ti, unë jam në Shtërmen, dhe ku bi Shtërmeni, ca është fshat apo qytet, fshat i thash po ik më sa flakë kashtre, po çke i thash më jepni një shtangë.
Filluan të qeshnin. Pa kalu nja dy vjet filluan shkëndijat e para, Taulant Cerepi me Bardhyl Selmanin, Redjan Kumja me Endri Haxhihysenin. Ou thanë ato, po prit se paska Shtërmeni sportista”, tha Toska, Themelues dhe trajner i ekipit të Shtërmenit.
“Vite më vonë Shtërmeni mori titullin kampion kombëtar duke u prëfaqësuar me sportistë shumë të fortë individual në atë kohë si Redjan Kumja, Artur Luli, unë vetë deri sa doli më pas Kampioni i Europës Briken Calja”, tha Gerlad Toska, ish-peshngritëse i Shtërmenit.
“Këtu kam filluar unë karrierën time sportive, është kjo shkolla, klasë shkolle. Deri kur u shpalla kampion kombëtar kam qenë tek kjo klasë”, tha Briken Calja, ish-peshngritës i Shtërmenit.
“Punuam fort dhe arritëm të marrim shumë medalje, në total janë 53 medalje, po ju them që Shtërmeni merr 53 medalje, por këtu ka qytete në Shqipëri si Durrësi, Korça, Berati, Fieri që tani mori medalje me një sportist, nuk e kanë pa medaljen me sy, medalje ndërkombëtare flas unë se kshu medalje kombëtare kemi mbi 350 medalje, kam 700 diploma”, tha Toska.
Po si përkthehen këto medalje në përfitime personale për trajnerin apo sportistët?
“Të gjithë sportistët janë të varfër i kam hy në hak familjes”, tha Leonard Toska.
“Nga ana ekonomike i quaj vite të humbura, por asnjëherë nuk i quaj të humbura përderisa unë kam ushtruar aktivitet fizik për trupin tim, jam shumë i lumtur që kam bërë sport prej 10-12 vjetësh”, tha Gerlad Toska.
“Si në çdo fushë që ke kontribute të mëdha normalisht kanë edhe pjesën e kënaqësisë së vetë dhe unë kam pjesë të krenarisë sime”, tha Briken Calja.
“Në çdo cep të Shqipërisë ku vete më thonë nga je dhe i them jam nga Shtërmeni a më thonë jeni nga ai fshati kampion”,tha Gerladi.
Top Channel