Në puntatën e djeshme të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar një nga ish-konkurrentet e emisionit “Përputhen” Shqipe Hysenaj.
Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën..” pyetja për të ishte: “Shqipe, tani që je bërë e famshme duam të dimë se cili është personazhi i famshëm shqiptarë që të ka ngacmuar si dhe me cilin nga meshkujt e showbiz-it, do të doje të kishe një “dating”. Ndaje me ne në “Shiko Kush LUAN” ose kovën…”
Ajo zgjodhi që kësaj pyetjeje t’i jap një përgjigje e të mos pranonte të shihte atë ç’ka fshihte kova sipër saj.
Sipas Shqipes në fakt nuk ka ardhur ende një personazh i famshëm shqiptar që ta ngacmoj këtë të fundit, e nga ana tjetër lidhur me pjesën e dytë të pyetjes, Shqipja u shpreh se artisti shqiptar me të cilin ajo do të donte të kishte një “date” është reperi Noizy.
Top Channel