“Shkojnë yshten”/ Horoskop apo fall? Graciano: Po ç’janë këto budalliqe aman!

06/12/2020 13:05

Fall apo horoskop? A duhet të besojmë kaq shumë në horoskop, të bazojmë jetën në horoskop?

Ky është diskutimi që ka nisur në rubrikën “Në trotuar” në E diell, Top channel.

I ftuar në studio astrologu Jorgo Pulla, kundërshtoi moderatorët kur ata e krahasuan horoskopin me fall.

Debati

“Po ç’janë këto, jo po shkojnë yshten. Ç’janë këto budalliqe aman”, tha Graciano.

“Jo jo unë nuk shoh fall, mos e ngatërroni, unë çfarë e shoh e shoh nëpërmjet kësaj mrrokullës këtu”, tha Pulla.

“A punon kjo mrrokulla jote mirë?”, e pyeti Graciano me ironi astrologun.

Alesia Bami: Më duket sikur por sheh fall aty, me gjithë respektin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA