Britania e Madhe ka miratuar vaksinën antiCOVID-19 dhe vaksinimi do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian do të duhet të presin.
Agjencia Evropiane e Barnave do të marrë një vendim më 29 dhjetor nëse do të japë ‘dritën jeshile’ për vaksinat e para, pasi kërkohet një konfirmim zyrtar nga Komisioni Evropian para shpërndarjes.
Shkencëtarja britanike Sayan Meryl Griffith ka folur për mediat kroate mbi vaksinimin në Britani të Madhe dhe atë që pret nga vaksina. Ajo thotë se është shumë pozitive për vaksinën.
“Pres pak pasoja negative, pasi kemi pasur shumë pak efekte anësore. Vaksina së pari do të shkojë në spitale, për më të prekshmit, ata që kanë më shumë nevojë. Këta janë të moshuarit, pastaj ata të cilëve u rrezikohet imuniteti, dhe vetëm atëherë pjesa tjetër e popullatës, por jo para pranverës së ardhshme”, tha Griffiths.
Ajo konfirmoi se mendon se është një vendim i guximshëm i Britanisë së Madhe që të jetë e para që të fillojë me vaksinën.
“Ne presim të vaksinojmë këdo që ka nevojë. Unë mendoj se të gjithë në komunitetin shkencor mbështesin vendimin tonë. Vaksina është vlerësuar në lidhje me cilësinë, efektivitetin dhe sigurinë,” tha ajo.
Top Channel