Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca nuk mungoi loja e preferuar e publikut “Demi” e këtë puntatë vajza që hipi mbi dem e ju përgjigj pyetjeve ishte Big Mama.
Ndër 12 pyetjet që ju bën këngëtares dy prej tyre ishin të bënin me dashurinë në të cilat u pyet nëse ishte apo jo në një lidhje, ku këngëtarja pranoi për publikun e “Shiko Kush LUAN” se është beqare e në pyetjen tjetër se cila ishte arsyeja e ndarjes nga i dashuri i fundit, përgjigjja e Big Mamës që shkaktoi dhe të qeshura ishte: “ Se ishte budalla”.
Nga ana tjetër duke qenë se shpesh e kanë akuzuar për përdorim të “photoshop” në fotot e saj, kur u pyet se çfarë kishte për t’i thënë të gjithë atyre që mendojnë kështu përgjigjja e saj ishte sportive e me humor siç karakterizohet edhe tipi i Big Mamës: “ M***n m’hankshi!”
Top Channel