A dëgjohem mirë? – pyet babagjyshi para kamerës, i ulur para një oxhaku të dekoruar me zbukurime të blera në internet për vetëm 10 dollarë.
“Përshëndetje! Është Xhesi apo Xhejms, sepse nuk mund të shikoj gjë pasi kamera nuk është ndezur…
Kështu janë babagjyshët e 2020. Bëhet fjalë për aktorë që kanë këmbyer vizitat fizike të plakut me mjekër të bardhë këtë vit, me telefonata në Zoom, duke i ofruar familjeve një alternativë më të sigurt ndaj traditës së përvitshme ndërkohë që shumë vende të botës po shënojnë rritje të infektimeve me koronavirus.
Edhe pse disa babagjyshë shihen tek tuk duke përshëndetur fëmijët nga pas një ndarjeje xhami, telefonatat virtuale nga poli i veriut ofrojnë më shumë argëtim dhe intimitet, janë më të personalizuara, pavarësisht disa vështirësive teknike herë pas here. E kjo është një mënyrë që babagjyshët të mund të fitojnë ndonjë të ardhur në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia.
Disa prej këtyre babagjyshërve virtualë madje po ia dalin mbanë mirë. Një prej tyre thotë se pret që të trefishohen apo katërfishohen të ardhurat e tij në këtë sezon. Prindërit janë të dëshpëruar të ngushëllojnë dhe argëtojnë fëmijët e tyre ndaj edhe nuk kursejnë kur vjen fjala për takimin në Zoom me babagjyshin.
Çmimi për një bisedë private me të, në ShBA, varion nga 49 dollarë për pesë minuta, deri në 69 dollarë për 10 minuta takim virtual.
Top Channel