Pas një viti tejet të vështirë, Durrësi ka ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit duke përcjellë atmosferën festive dhe dëshirën e rimëkëmbjes sa më shpejt nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia që ka paralizuar pjesërisht shumë sektorë të jetës ekonomike dhe social-kulturore të qytetit dhe banorëve të tij.

Më shumë se çdo vit tjetër qendra e qytetit dhe rrugët që të çojnë drejt saj janë zbukuruar me drita dhe dekorime festive që, sipas bashkisë, dëshmojnë se jeta është më e fortë se gjithçka dhe se Durrësi nuk rrëzohet kurrë.

Megjithatë mëngjesin e së dielës banorët e Durrësit u përballën me lëkundje sizmike që tronditën sërish sigurinë për jetën e pronën te shumë qytetarë.

Gjithsesi festat në prag dhe dëshira për të hedhur pas krahëve gjithçka të kaluar, ndërsa programet e rindërtimit vijojnë marrin përparësi te çdo familje durrsake me shpresën te një rimëkëmbje e shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA