Në rubrikën në fermë në e Diell e ftuar ishte dhe Klea Huta e cila zbuloi edhe detaje nga eksperienca si një nënë e re.
Ajo tha se të qenit nënë nuk është aq e lehtë sa mund të duket për të si një person i njohur publik.
“Është mirë dhe keq, se njerëzit na shohin përherë në tv, të kuruar por që dhe ne kemi problemet tona’, tha ajo.
Biseda me gazetarin Ervin Kurti
Ça të sollën njerëzit kur linde?
Hidhnin njerëzit lekë, por u thosha mos e bëni, pse e bëni. Edhe në rrugë kur takonim dikë e bënin.
Po për këto besëtytnitë?
Më shumë mami dhe vjehrra. Më thoshin mos dil je lehonë, u errësua futu në shtëpi. Unë sigurisht që nuk futesha.
I djeg mami ndonjë çik kripë ndonjëherë, kur mendon se e kanë marrë mësysh.
Po rrobat i ke blerë të gjitha të reja?
Mami më thoshte në fillim që mos bli shumë se rritet shpejt. Kam pasur dhe që i kam marrë nga djali i hallës, shumë dhe ja kanë dhuruar.
Po fëmija ta mbush shpirtin me dashuri, të rrit në përgjegjësi. kisha shumë merak. Kisha panik a do ja dal ,iku karriera.
Por në fakt unë dhe Elgiti duam shumë fëmijë, duam shtëpi të madhe.
Top Channel