“Maskat”/ Juria nuk arrin të gjejë dot personazhin pas kostumit të rosakut, kush është vajza e famshme e Tik Tok

06/12/2020 17:50
Personazhi i maskuar

“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani, ku juria e përbërë nga Olti Curri, Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari duhet të gjejnë personazhin.

Personazhi që duhej të gjenin ishte i veshur me kostumin e një rosaku të vogël i mbuluar nga koka tek këmbët. Askush nuk arriti dot ta gjente personazhin nga juria edhe pas zërit karakteristik të këngës “Se si ma bën zemra”.

Zajmina ishte ajo që iu afrua por ngatërroi personazh.

“Mua më erdhi si një personazh ‘Tik Tok’ që edhe këndon, është Nita”, tha këngëtarja.

Edhe Olti e mbështi mendimin e saj, duke  ngatërruar më keq në fakt, pasi personazhi pas maskës ishte Nilsa Hysi.

Nilsa Hysi është një ndër këngëtaret e reja shqiptare, e cila e ka nisur karrierën si pjesë e një grupi muzikor. Nilsa është bërë shumë e famshme me videot e Tik Tok gjatë kohës së karantinës, ndërsa ka realizuar edhe klipe muzikore.

Nilsa Hysi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA