Deputeti Eljo Hysko ishte sot pjesë e rubrikës “N’fermë” në “E Diell” në Top Channel, ku u pyet rreth marrëdhënies së tij me kunatën, Orinda Huta.
Ai u shpreh se që kur Orinda ka hyrë në familjen e tyre kanë patur një raport shumë të mirë dhe të afërt. Sipas tij, ata kanë një raport shumë shoqëror.
“Duhet të zvogëlojë dollapin e këpucëve”.
Ndërkohë i pyetur se çfarë duhet të ndryshojë Orinda, me shkaka deputeti u shpreh se duhet që të zvogëlojë dollapin e këpucëve.
Kur u pyet se tani e ka më të lehtë për të gjetur nusen, Hysko tha se mami i flet ndonjëherë rreth kësaj teme, por që i bie larg e larg.
“Filani ka gjet një gocë shumë të mirë, një kushëri kështu, fisteku ashtu. Por për mua është akoma herët për nuse”, tha Eljo.
Top Channel