Erë e fortë në Vlorë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla për 24 orë
06/12/2020 10:40
Era e fortë në Vlorë ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve detare të vogla për 24 orë.
“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës; era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft jashtë”, thuhet në njoftim.
Pritet që përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike të jetë nesër pas orës 02:00.
Ndërkohë janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Top Channel