Çudit Alfred Cako: Vaksina e COVID është një formë eutanazie, ata që do ta bëjnë vdesin pas një viti

06/12/2020 19:02
Konspiracionisti, Alfred Cako

Tema e sotme e  “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell”i është kushtuar eutanazisë, e cila quhet ndryshe edhe si “vdekje e ëmbël”.

Edhe kësaj radhe konspiracionisti, Alfred Cako ka çuditur me deklaratat e tij, ku thotë se vaksina e COVID është një formë eutanazie për të ulur numrin e popullsisë në botë.

“Të gjitha projektet që mbështeten nga shtete të botës ndodhin për shkak të ideve maltusiane. Maltusi në librin e tij ë famshëm thotë që të mirat materiale rriten në progresion aritmetik. Vetë vaksinat do të jenë një lloj eutanazie por me në efekt më të gjatë prej një viti. Në 10 muaj ato do të japin një efekt edhe qetësues. Më pas vaksina do të bëhet me moshë, nga 50-55 do të sterilizohen dhe më pas një pjesë e popullsisë do të zhduket. Do të ketë reduktim të popullsisë të njerëzve në botë. Eutanazinë e kam hasur për herë të parë tek libri i Remarkut ‘Tre shokët’, ku ai pranoi që t’i vritet e dashura. Eutanazia për njerëzit që kanë fizik të fortë apo të rinj nuk duhet të bëhet. Duhet të vihen disa kritere që të zbatohet në njerëz në moshë të madh, nuk duhet të vritet një person me sëmundje të pashërueshme në moshë të re. Vaksina jep dëmtim të ndryshme, me nanogrimca nëpërmjet armëve. Për shembull nga ‘Moderna’ vdiq një prift në Filadelfia që nuk ka pasur asnjë sëmundje, bëri dy herë vaksinën dhe pas një muaji vdiq”, tha Cako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA