Vllaznia, kampione në taekwondo/ Ekipi më 120 sportistë që lindi nga pasioni i një të riu

05/12/2020 15:24

Në  vitin 2013  nisi si një dëshire personale dhe pasion i të riut Elion Puka, por sot është krijuar një ekip me mbi 120 sportistë që përfaqësojnë Vllazninë në Taekwondo.

Gjatë këtyre viteve kanë fituar dhjetëra medalje në garat kombëtare dhe ndërkombëtarë, ndërsa se fundmi u shpallen edhe kampion të Shqipërisë për grupmoshat e të rinjve dhe femijeve.

Trajneri Elion Puka, tregon se ky sport pervec përgatitjes fizike i mëson femijet që të rriten me disipline të fortë dhe respekt.

Interesi i prindërve për aktivizimin e femijeve është i lartë dhe për ketë arsye klubi i Vllaznisë në Taekwondo do të  zgjerohet me ekipet e femijeve edhe në qytetet e Malësisë se Madhe dhe Vau Dejesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA