Ministria palestineze e shëndetësisë tha se djali u vra nga një plumb në bark, ndërsa Izraeli mohon të ketë përdorur armë zjarri.
Një minoren është vrarë me armë gjatë përplasjeve të ushtrisë izraelite me protestues në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor, tha ministria palestineze e shëndetësisë.
Trembëdhjetë vjeçari Ali Ayman Nasr Abou Aliya “ndërroi jetë prej plagëve pasi u qëllua me plumb” gjatë përplasjeve ne Ramallah, njofton rrjeti madhor pro-perëndimor i Katarit, Al Jaseera.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtarët kishin përdorur vetëm “mjete të shpërndarjes së protestave” gjatë përballjes me dhjetra palestinezë që lëshonin gurë, dhe goma duke u djegur ndaj automjeteve të ushtrisë.
Adoleshenti tragjik palestinez po merrte pjesë në protestën e përjavshme kundër kolonive të reja izraelite në tokat palestineze të al-Mughayyir pranë Ramallah, tha Marzouq Abu Naeem, anëtar i këshillit të zonës.
Ministria e jashtme palestineze tha: “Ky është një krim i shëmtuar lufte dhe krim kundër njerëzimit.”
Katër njerëz të tjerë u plagosën nga plumbat e armëve të zjarrit izraelite.
Fshati palestinez i Mughayyir ndodhet planë kolonive ilegale izraelite, ku përplasje e protesta janë zhvilluar rregullisht.
Ai ndodhet gjithashtu pranë zonës Ras al-Teen, ku Izraeli kërcënon të shkatërrojë një shkollë palestineze, vendim i dënuar nga Bashkimi Evropian muajin që shkoi, i cili ka bashkë-financuar ndërtimin e saj.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor prej vitit 1967, dhe prej atëhere 450,000 izraelitë janë vendosur në kolonitë e reja të banimit, të ndërtuara atje.
Të tjerë izraelitë janë vendosur në koloni të tjera ne Palestine, ku strehohen rreth 2.8 milionë palestinezë.
Top Channel