Hetime dhe gjykime si kjo çështje janë te zakonshme. Propozimet me te fundit te zyrës se kodifikimit synojnë qe ngjarje te tilla ti përfshijnë si vepra me rrezikshmëri te ulet shoqërore për rastet kur vepra e kryer kushton me pak se sa fatura e shpenzimit gjyqësor .

Por kjo ndërhyrje ne kodin penal duket se ve ne pikëpyetje konsiderimin si te rrezikshëm per shoqërinë, te fenomenit te korrupsionit edhe per vlerat e vogla monetare, qe me ligj është përfshire nen kompetencat e SPAK. Burimet te TCH pranojnë se për shkak te mbingarkesës se prokurorisë se posaçme me dosje te deleguara nga rrethet për histori korruptive, ne vlera nga 5 mije leke apo 10 mije leke, po diskutohet për gjetjen e nje mënyre se si mund te shmanget angazhimi i prokuroreve te posa cem, fokusi i te cilëve është vënia para drejtesise i zyrtareve ne nivele te larta te lakuar ndryshe si peshqit e mëdhenj.

Ne te vërtete qe prej krijimit te prokurorisë se posaçme ne datën 19 dhjetor, kryeprokurori Arben Kraja e ngriti ketë shqetësim, i cili me vone është pasuar edhe me tryeza te ndryshme me e fundit e para pak ditëve ne Ministrinë e Drejtësisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar pohon për TCH se per çdo shtetas te dënuar per korrupsion, aktiv apo pasiv, ne vlera te ulëta nen koston e shpenzimeve gjyqësore, është aplikuar marrëveshja e pranimit te fajesise. megjithatë teksa deri me tani funksionari me i larte i vene para drejtesise është ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, struktura e posaçme do te konsiderohet e plote dhe funksionale per te hetuar zyrtaret e larte apo ish zyrtaret menjëherë sapo te plotësohet me hetuesit e BKH.

Top Channel