Shkodër/ Humb betejën me Covid-19, ndahet nga jeta muzikanti shkodran Sokol Marku

05/12/2020 12:29
Sokol Marku

Për shkak të COVID-19 ish-drejtori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, Shkodër, Sokol Marku ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçar, i cili prej disa javësh kurohej në Turqi.

Që prej fillimit të muajit nëntor, Sokol Marku ishte i shtruar për kurim në Stamboll prej Covid-19.

Prej 2 javësh ishte në intubim, por nuk mundi të mbijetonte duke humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Top Channel