Makina të djegura, përleshje, gaz lotsjellës në protestat kundër ‘Ligjit të sigurisë’ në Paris (Video)

05/12/2020 19:44

Disa mijëra njerëz protestuan sot dhunshëm në Paris kundër masës së kontestuar të “Ligjit të Sigurisë” që shton fuqitë e policisë franceze, teksa grupe protestuesisht dogjën makina, thyen vetrata dhe u përleshën me policinë, pas kundër-përgjigjes se tyre me gazlotsjellës.

Mijëra demonstrues i nisën nga Porte des Lilas në verilindje të kryeqytetit, drejt sheshit qendror Place de la République, duke shprehur përçmimin e tyre ndaj dhunës së policisë dhe planeve të Emmanuel Macron për forcimin e dorës së autoriteteve.

Teksa protestuesit brohorisnin“të gjithë e urrejnë policinë” dhe “anti-kapitalistë,” ata thyen vetratat e disa ndërtesave dhe dogjën disa makina, mes të cilave dhe një kamion. Demonstruesit hidhnin vazhdimisht fishekzjarre dhe objekte të ndryshme ndaj policëve.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin shtëllunga të mëdha tymi e gazi lotsjellës në rrugët e Parisit, të cilat ishin mbushur me rrënoja të makinave të djegura dhe barrikadave të protestës. Në disa raste protestuesit detyruan policinë të tërhiqej duke i qëlluar vazhdimisht me fishekzjarre.

Policia tha se mes protestuesve ishin rreth 500 anarkistë që kërkonin kaos. Ministri i brendshëm Gerard Darmanin tha se të paktën 25 vetë ishin arrestuar në Paris dhe rreth 100 në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marseille, Lyon e Rennes.

Këto të fundit ishin kryesisht paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA