Kosovarët pushtojnë pikën kufitare të Morinës për një fundjavë në Shqipëri
05/12/2020 12:51
Mëngjesin e kësaj të shtune, pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh që drejtoheshin nga qytetarë kosovarë.
Sipas raportimit të policisë kufitare të Morinës, deri në orën 9 të mëngjesit kanë kaluar rreth 1,700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë kosovarë drejt Shqipërisë.
Mijëra kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri duke përfituar nga masat kufizuese, të cilat kanë qenë më të lehta për pandeminë krahasuar me masat që ka marrë Kosova.
Mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata, ndërkohë është vënë re edhe një fluks mjetesh të drejtuara për në Kosovë. Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të infektuarve me 13 mijë e 561 raste.
Top Channel