Në Itali janë arrestuar 3 shqiptarë pasi u është sekuestruar një sasi e madhe droge prej 275 kg marijuanë dhe hashash.
Sipas mediave italiane, operacioni i policisë është bërë në orët e vona të datës 3 dhe 4 dhjetor.
Personat shqiptarë janë të moshave 26, 35 dhe 39 vjeç.
Sipas policisë italiane, e gjithë sasia e sekuestruar 165 kilogramë janë hashash i përpunuar e cila ishte e paketuar me një imazh të Golut nga seria e filmave të animuar, gjithashtu edhe me kopertinën e një seriali televiziv francez “Validè”.
Droga kishte mbërritur në Rimini në bordin e një kamioni dhe ishte parkuar në një depo pastrimi industriale në Spadarolo.
Dy nga subjektet ishin raportuar verën e kaluar për precedentë të drogës dhe kohët e fundit kishin filluar t’i bënin policët të dyshonin për disa lëvizje të çuditshme.
Agjentët në fillim kapën vetëm njërin nga shqiptarët e përfshirë ku më vonë kapën edhe dy të tjerët, të cilët kishin arritur të iknin në fushat përreth së bashku me korrierin, por vetëm transportuesi arriti të shpëtojë i cili është ende në kërkim.
Gjithashtu, hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se nga vinte ngarkesa e drogës, apo ku u largua kamioni i konfiskuar si dhe makina tjetër. Droga do t’u kishte dhuruar një fitim të madh trafikantëve të paktën me vlerën prej 700,000 euro në pasuri të lidhura.
Top Channel