Xhuljano Prela, një 26-vjeçar, efektiv i FNSH-së Shkodër, ndërsa kthehej nga Tirana në drejtim të banesës së tij, gjatë orëve te para të mëngjesit të sotëm iu bë pritë nga një automjet nga ku u qëllua tre herë, ku një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen.

Xhuljano kishte dalë nga shtëpia e tij, sipas burimeve, pas një telefonate të marrë ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën. 26-vjeçari sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup.

Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë,  gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident. Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.

Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të. I ndjeri ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel