Shtatë persona kanë rënë në pranga në Tiranë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Kështu në mesin e të arrestuarve është F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Gjithashtu u prangos edhe E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të dënimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Top Channel