Covid 19, ndër humbjet e jetëve çdo 24 ore, po na merr mjeket.

Ata te cilët pervec lodhjes, stresit mbingarkesës infektohen duke sakrifikuar për te shpëtuar jetën e qytetareve. Mjeket nuk janë imun ndaj covid 19 me te gjithë te panjohurat e tij, pasi 6 % e numrit total te te infektuarve  janë personel shëndetësore. Deri me tani kane humbur jetën 15 mjeke, te cilët janë infektuar duke i shërbyer pacientit.

Ndaj urdhri i mjekeve duke iu referuar dhe modeleve ne bote kërkon nga qeveria qe Covid te konsiderohet një sëmundje profesionale  dhe mjeket qe humbin jetën per shkak te covid te trajtohen me bonus te posaçëm, pasi nuk mjaftojnë vetëm duartrokitjet për ta.

Jo pak here, edhe pse na shërbejnë prej me shume se 9 muaj duke sakrifikuar nga jeta e tyre serish për cdo pakenaqesi e drejtojmë gishtin tek ta, kur ne fakt duhen adresuar diku tjetër . Kreu i Urdhrit te Mjekut shpjegon se mjekeve  u faturohen problemet e sistemit shëndetësor.

Ne këtë situate pandemie ku sa vjen e po përkeqësohet pervec vetes, te afërmve te ndërgjegjësohemi sa me shume te mbrojmë mjeket, pa te cilët vete nuk ia dalim dot.

Alma Demiraj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA