Foto ilustruese

Shtatë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme ditën e sotme në Tiranë.

R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabisi. A. Xh., 23 vjeç u arrestua pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu,  më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Dhe gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit F. P. I mituri A. C., 17 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, u arrestuan  pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë, Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe disa sende të vjedhura. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit A. Xh., 23 vjeç, pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu, ky shtetas më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit F. P. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit të mitur me iniciale A. C., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel