Melania Trump ka ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

“Faleminderit shumë të gjithëve dhe Krishtlindje të gëzuara. Ky do të jetë një vit i madh”, tha presidenti amerikan gjatë ceremonisë që ishte e regjistruar në avancë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti kishte në krah Zonjën e parë, Melanian, e cila pati nderin të ndizte dritat e bredhit 30 metra të lartë të ardhur nga Kolorado, e të vendosur në hyrjen e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, zonja e parë Melania, u kujdes për zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindjen e fundit të tyre atje. Tema e zbukurimeve të këtij viti ishte “E bukura Amerikë” dhe mes të tjerash, u nderuan edhe punonjësit e shërbimeve jetike që përballen çdo ditë me pandeminë në Shtetet e Bashkuara me një bredh të vendosur në dhomën e kuqe.

Në të gjithë Shtëpinë e Bardhë janë vendosur 62 bredha, 106 kurora, mbi 366 metra shirita festivë dhe mbi 3200 llamba.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA