Shqipëria, një vit në krye të OSBE/ Vlerësimi i ministrit të jashtëm gjerman: Ishte një vit i jashtëzakonshëm

04/12/2020 19:44

Kryeministri Edi Rama i bëri një përmbledhje të gjithë asaj çfarë mundi të bënte Shqipëria gjatë kryesimi 12 mujor të OSBE-s.

“Shanset ishin kundër nesh, në krye të vitit ne vendosim objektivat për të ndërtuar stabilitet përmes dialogut. Vetëm pak kohë pas nisje goditi pandemia. Njëherë e një kohë ne ishim Korea e Veriut e Evropës, por ne ja dolëm dhe mundëm të shënonim progres. Negociuam rritjen e buxhetit për Ukrainën. Shqipërisë ju desh të merrte më shumë përgjegjësi se të gjithë të tjerët që kanë qenë para nesh. Më pas erdhi Bjellorusia, organizata jonë bëri ofertën , por ata nuk pranuan. Me këtë lidership të ri, për 2021 OSBE është kthyer fuqimisht në skenë. Është koha të negociohet për një paqe, kemi shumë për të bërë, edhe për covid 19, luftën kundër trafikimit qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së mjedisit. Janë këto 3 propozime në tavolinë. Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtu përfundon rrugëtimi i kryesimit tonë. Ka qenë një vit plot sfida”.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas falënderoi sot Presidencën Shqiptare për punën e e bërë në krye të OSBE.

“Falënderimet dhe urimet tona të sinqerta për drejtimin e suksesshëm shqiptar të OSBE-së për vitin 2020. Në kohë jashtëzakonisht të vështira, Shqipëria ka bërë një punë shumë të arrirë me stafin e saj në Tiranë dhe Vjenë. Ne duam një OSBE të fortë e cila është në gjendje të veprojë. Unë i përgëzoj përzemërsisht kandidatët e suksesshëm, ndër tyre dhe zonjën Helga Schmid, për emërimin e tyre! Ne do t’ju mbështesim në punën tuaj kudo që të mundemi”.

Top Channel