Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli ka ndërruar jetë nga COVID ditën e sotme.
Dakli po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk ka mundur të mbijetojë e ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.
Engjëll Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.
Dakli lindi më 15 mars 1955 në Elbasan, më pas ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë mekanike në UT. Në vitin 1981 ai u bë pedagog i jashtëm i në Departamentin termoenergjitik në UPT.
Gjatë viteve 1994-1996 ai ishte ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish-të përndjekurve politikë.
2000-200 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqësues i PD-së.
2001-2003 këshilltar i projektit të korridorit paneuropian 8.
2003-2008 mbikëqyrës në Institutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID.
2009-2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim-Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.
Top Channel