“Nuk u tregua i kujdesshëm”/ 27-vjeçari në Tiranë telefonon policinë për macen dhe denoncon veterinerin

04/12/2020 16:45

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka kallëzuar një veteriner pas ngordhjes së maces së tij.

Mësohet se L.P, 27-vjeç më datën 30 nëntor të këtij viti ka bërë një kallëzim ndaj veterinerit I.B, pasi siç pretendon ka çuar macen e  tij për ta mjekuar pas një plage por nuk ka treguar kujdesin e duhur për të dhe për pasojë macja ka ngordhur.

Në raportin e referimit në Prokurori të veprës penale thuhet se L.P  ka shkuar në një veterineri në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë, pas i macja e tij kishte një plagë në buzën e poshtme. L.P tregon se veterineri kishte thënë se plaga nuk është shqetësuese dhe e kishte mjekuar me anë të një pomade, madje i kishte dhënë edhe disa ilaçe për mjekim të mëvonshëm, ku sipas veterinerit macja do të shërohej pas tre katër ditësh. Por sipas L.P ende pa shkuar në banesën e tij macja ka ngordhur dhe ai është kthyer menjëherë në veterineri. Veterineri I.B i ka bërë dy gjilpëra por pa mundur ta ktheje në jetë macen. Ai më pas telefonoi policinë për të bërë kallëzimin pasi sipas tij për macen nuk është treguar kujdesi i nevojshëm. Ai kërkon ti mbyllet dyqani si dhe ti hiqet licenca e pasi nuk e quan veteriner të merituar si dhe kërkon që çështja të ndiqet në mënyrë ligjore dhe veterineri të marrë ndëshkimin e merituar.

Ndërkohë në pyetje është marrë edhe veterineri I.B i cili ka treguar të njëjtin version si 27-vjeçari por ka thënë se pas ngjarjes familjarët e 27-vjeçarit e kanë kërcënuar, sharë dhe thyer xhamin e veterinerisë. Ai mendon se ngordhja e maces ka ardhur nga ndonjë reaksion alergjik që mund të ketë shkaktuar pomada dhe që mund të jetë stimuluar nga ndonjë sëmundje kardiake që ka patur macja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA