Në kërkim të 6 mijë të zhdukurve/ BE do mbështesë autoritetin e dosjeve dhe familjet për zbulimin e varreve

04/12/2020 15:26

Bashkimi Europian do të mbështesë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit dhe familjet e të persekutuarve në zbulimin e varreve të familjareve të tyre të cilët u ekzekutuan gjatë regjimit komunist dhe u zhduken.

Nëse deri me sot, zonat ku dyshohej se janë varrosur të vrarët, janë dëmtuar për shkaqe natyrore apo me ose pa qellim nga dora e njeriut, tashme do të jetë prokuroria Shqiptare, policia dhe bashkitë të cilat do të marrin përsipër ruajtjen dhe kujdesin e vendit.

Prel Doshi është një prej dëshmitareve të asaj kohë, I cili tregon se ku janë kryer dy ekzekutime masive, pranë Varrezave të Rrmajit dhe në afërsi të lumit Kir.

Në të gjithë vendin janë rreth 6000 persona të zhdukur gjatë regjimit komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA