Në aksin Lezhë – Laç/ Makina del nga rruga dhe përfundon në parcelë, plagoset një grua

04/12/2020 13:44

Një aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë – Laç.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë gjatë rënies, për të përfunduar më pas në parcelë.

E plagosur ka mbetur shtetsja Pashke Frroku.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh ditën e sotme, në aksin në fjalë. Më herët, në rrugën Laç-Mamurras, në afërsi të mbikalimit një motor doli nga rruga dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i tij dhe pasagjeri. Të dy të lënduarit u dërguan menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel