Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.
Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit thotë:
Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!
Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!
Ngushëllimet më të ndjera!
Përherë i paharruar në kujtimet tona!
LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!
Top Channel