Lamtumirë Marko Bello! Rezar Xhaxhiu: Ishim dy çunakë me kallashë në dorë

04/12/2020 13:54
Moderatori i njohur i ekranit, Rezar Xhaxhiu

Moderatori i njohur i ekranit, Rezar Xhaxhiu dhe një ndër miqtë e ish-deputetit Marko Bello, i cili ndërroi jetë ditën e sotme pas luftës së ashpër me covidin tregoi një prej momenteve më gazmore me të.

Ata ishin njohur që në shkollë të lartë në Fakultetin e Filologjikut, ku Xhaxhiu studionte letërsi, kurse Bello frëngjisht. Xhaxhiu tregon se ata kanë punuar bashkë edhe në Rumani, ku kthehet pas në kohë duke treguar një prej momenteve më gazmore.

“Ditët e tmerrshme të revolucionit rumun, ne dy çunakë na u dha urdhër për të mbrojtur ambasadën kundrejt tankeve, me dy kallashnikovë në dorë zumë pozicionet për të mbrojtur një copëz atdhe dhe gallatat mes nesh që kjo që po bënim nuk ishte e vërtetë ishte sureale. E në çdo emision në studio se ishte njëri prej nesh, e dinte punën e televizionit, rrallë ua prishte qefin gazetarëve, është kimia mes gazetarëve”, tha Xhaxhiu.

Top Channel