Kontratat e NASA-s/ 1 USD për të marrë kampione në Hënë

04/12/2020 12:07

NASA do të paguajë me 1 dollar një kompani për të mbledhur shkëmbinj nga Hëna, pasi ajo u pranua si ofertuesi fitues.

Të enjten, Lunar Outpost fitoi kontratën për të mbledhur kampionë për agjencinë hapësinore amerikane. Kjo është një nga katër kontratat e ofruara nga NASA në kuadër të programit të saj të mbledhjes së burimeve hënore, me kosto të ulët. Ofertuesit e tjerë fitues ishin kompania kaliforniane Masten Space Systems dhe ajo me bazë në Tokjo, Ispace, bashkë me nëndegët e saj evropiane.

NASA do t’i paguajë kompanitë për mbledhjen e materialeve me peshë 50 deri 500 gramë, në Hënë.

“Kompanitë do të mbledhin kampionë dhe më pas do të na japin prova vizuale ose të dhëna të tjera që ato kanë mbledhur”, tha një zëdhënës i NASA-s.

Plani është që misioni të nisë në vitin 2023, por po punohet po ashtu edhe me kompani të tjera ndaj mund të ketë edhe një lancim të mëhershëm – thanë zyrtarët. Kompania Lunar Outpost, me bazë në Kolorado, është një firmë robotike dhe do të paguhet me vetëm 1 dollar për mbledhjen e gurëve hënorë nga poli jugor i Hënës.

Por, pagesa nuk është një motivim për këto kompani. Ato pritet të kenë shumë përfitime shkencore nga misioni. Lunar Outpost, ndërkohë është në bisedime me Blue Origin dhe disa kompani të tjera që po punojnë për të fluturuar drejt Hënës. Blue Origin është një kompani e eksplorimit hapësinor e ngritur nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA