Kërkohej prej 7 ditësh/ U fut në det për të peshkuar, gjendet i pajetë në breg të detit 32-vjeçari nga Durrësi

04/12/2020 08:10

Një 32-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me familjen është gjetur i mbytur në breg të detit në Durrës.

Në një njoftim zyrtar, policia njofton se trupi i pajetë u gjet ditën e sotme, në orën 07:35, në lagjen nr.1.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bërë denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare”, raportohet ndër të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel