Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, kapet në Shkodër 46-vjeçari i kërkuar

04/12/2020 11:37

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim është kapur dhe ndaluar në Shkodër nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”.

Bëhet fjalë për A. B., banues në Fushë Milot, Kurbin. Ndalimi i tij u bë në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel