Departamenti i Antidrogës në policinë e Athinës në bashkëpunim me  nëndrejtorinë e  antidrogës në Selanik, atë në Patra dhe me zyrën e DEA-s në Ambasadën  Amerikane.

Ka asgjësuar një organizatë kriminale që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike dhe kultivonte  kanabisin hidroponik .

Gjatë operacionit janë arrestuar tetë persona , shtatë shtetas shqiptare dhe një gjerman ,ndërsa është lëshuar urdhër arresti për shtatë të tjerë  pasi është zbuluar edhe një  laborator profesional i organizuar dhe i pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit hidroponik , në një shtëpi në një zonë rurale të shkretë ne  Avlona të periferisë së  Atikës.

Gjithashtu janë konfiskuar ndër të tjera, 1,800 fidanë hidroponikë të kanabisit, më shumë se një kilogram kokainë dhe 44,3 kg kanabis sativa.

Operacioni është zhvilluar në kontekstin e një hetimi për një organizatë kriminale që importonte kanabis të papërpunuar nga Shqipëria dhe e trafikonte atë në territorin grek. Përveç kësaj, ajo tregtonte kokainë dhe e kultivonte, duke përdorur metodën e kultivimit hidroponik me  fidanë kanabis  për ti trafikuar ne tregun e brendshëm dhe Evropian.

Operacioni është kryer paralelisht në disa lagje të Athinës ku janë arrestuar anëtarët e këtij grupi,  të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për shkeljen e ligjeve mbi trafikimin e drogës dhe armëmbajtje pa leje. Dosja e çështjes përfshin si anëtarë të organizatës  edhe shtatë persona të tjerë, pesë të huaj dhe dy greke.

Janë konfiskuar gjithashtu 6 automjete, 11,505 euro, një pistoletë me 41 fishekë, pajisje për laboratorin hidropoinik.  Vlerësohet se organizata kryente një xhiro prej 6 milionë euro nga trafikimi i lëndëve narkotike

FOTO GALERI
1/18

Top Channel