“Ftesë në 5″/ Barazia gjinore – Një grua në një post të rëndësishëm është më pak servile se një burrë?

04/12/2020 17:58

Në pjesën e dytë të emisionit “Ftesë në 5” u zhvillua loja me tabela, me pyetje drejtuar Zefina Hasanit, Gerta Gixharit, Armela Imeraj dhe Haris Voglit rreth barazisë gjinore.

Një grua apo një burrë? Më poshtë janë disa prej pyetjeve nga loja me tabela që zbulojnë përgjigjet e Zefina Hasanit, Gerta Gixharit, Armela Imerajt dhe Haris Voglit!

  • Një grua jep këshillën më të shpejtë se sa një burrë?

Tre prej pjesëtarëve të këtij paneli u përgjigjën me “Po”, duke thënë se gruaja ka një dhunti dhe telepati më të shpejtë sesa burrat. Një grua është më praktike. Por gjithmonë ka të bëjë me situatat, apo edhe karakterin. Gratë kanë një karakteristikë që i diferencon shumë nga burrat, dhe ajo është të qenurit instiktive. Ato e përfundojnë me një shprehje mjaft interesante: “Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë”.

Armela Imeraj është përgjigjur me “Jo”, duke shpjeguar se: “Në shumë raste unë mund të jem më e nxehtë, në shtëpi, në punë, ka koleg që janë më me këmbë në tokë, ka raste që një femër është më pak impulsive. Është çështje karakteriale”.

  • Një grua në një post të rëndësishëm është më pak servile se një burrë?

Të gjitha u përgjigjën me “Po”. Ato u shprehën se meshkujt janë shumë herë më servilë se femrat. Një burrë që ka një egoizëm të sëmurë, kanë servilitet të theksuar. Por është çështje karakteri, ka njerëz që janë, ka njerëz që nuk janë, nuk dinë ta bëjnë atë rol.

  • Një grua në një kabinet bënë më shumë kompromise për të ndihmuar të tjerët se sa meshkujt?

Përgjigjja ishte “Po” nga të gjitha anëtaret e panelit. Ato u shprehën se gratë kanë më zemër se burrat! Janë shumë shpirtërore dhe e tregojnë, janë shumë ndihmuese, por kjo nuk do të thotë se është e kundërta për meshkujt. Por femrat janë më të ndjeshme, vijnë më në ndihmë nga karakteri. Meshkujt e kanë të domosdoshme konsultën me femrat.

“Zgjidhja që ka bërë administrata e Biden është ekzemplare dhe unike dhe është një derë e hapur për të gjithë gratë që merren me këtë fushë në të gjithë botën. Kemi ardhur në epokën e gruas”, u shpreh në fund të diskutimit Gerta Gixhari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA