Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në Lushnje pasi dyshohet se përdhunoi një grua. V. F.,  banues në Savër të Lushnjes dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26 vjeçare.

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Top Channel