Aksident në rrugën Laç-Mamurras/ Plagosen drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, dërgohen urgjent në Spitalin e Traumës

04/12/2020 10:54

Një aksident ka ndodhur në rrugën Laç-Mamurras, në afërsi të mbikalimit.

Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij dhe pasagjeri. Të dy të lënduarit janë dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndëkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forcat policore.

Top Channel