“Zgjedhjet e 25 prillit më të debatueshmet në 20 vitet e fundit”/ Spahiu: Kam dyshime se PS ka blerë dhe opozitën

03/12/2020 22:01

Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Juristi Kreshnik Spahiu me anë të lidhje direkte foli në emision duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë më të kontestuarat.

Spahiu: zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të debatueshmet e 20 viteve të fundit, gjasat janë që partitë të mos kapin 50 përqindëshin, mund të ketë balotazh që nuk është parashikuar në ligj.  Partia e parë s’do ketë 50 përqind, plus vështirë se do dilet totalisht nga pandemia, s’do ketë takime masive, pra nuk do votë qytetare që vjen nga një fushatë elektorale.

Venecia e shpreh disa herë mungesën e debatit. Nuk do ketë ndryshim të madh mandatesh. Edhe marrëveshja e Ramës me Bashës, atëherë edhe sot, shkojnë në të njëjtën skemë, nuk ka ndryshim.
PS ka një avantazh që ka 8 vite në pushtet dhe është fryrë me para. Kam dyshime se ka aq shumë para saqë ka blerë dhe opozitën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA