Valteri: S’mund të integrohemi në BE pa dalë para drejtësisë Gjiknuri me shokë

03/12/2020 10:58
Deputeti Halit Valteri

Deputeti Halit Valteri ditën e sotme në seancën e parlamentit tha se hyrja për në BE shtyhet çdo vit pasi ekonomia e vendit është ndërtuar mbi korrupsionin, krimin dhe të fortët e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të shkojë në BE pa dalë para drejtësisë Damian Gjiknuri bashkë me anëtarët e tjerë të qeverisë.

“Shqipëria renditet një ndër vendet me nivelin më të lartë të monopolizimit, shteti është kthyer në zyra noteriale që aprovon politika funksionale të monopoleve, kapja e shtetit dhe korrupsioni është gangrena e shoqërisë shqiptare. Ne kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet tek të fortët, krimi e oligarkia, në vetëm një grup njerëzish. Prandaj shtyhet çdo vit hyrja për në BE. Ata bëjnë sikur e duan por janë njerëzit e vetëm që nuk e duan. Askush nuk pretendon që Evropa të na hapë dyert kur paratë e shqiptarëve shpërndahen në 5 duar. Kanë shkaktuar tërmet kudo në xhepat e  shqiptarëve në qindra miliona euro. Nuk mund të integrohemi pa çuar Gjiknurin me shokë para drejtësisë. Në Shqipëri Rama Basha Meta e shumë aktorë të tjerë nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet, ajo është e përçarë. Për çfarë duan të shkojnë në BE, kur Luli shkon  në klinikat evropane për të bërë dhëmbët. Shqiptarët janë nëpër çadra kurse Luli e Rama bëjnë garë për klikime”, tha Valteri.

Top Channel